Vazhdojnë përgatitjet e Gergjajt
Boksieri shqiptar i cili garon në pesha të rënda Arnold Gjergjaj, është duke vazhduar përgatitjet intensive për duelin e radhës që pritet të zhvillojë.
Ai në profilin e tij zyrtarë në ‘Facebook’, njoftoj tifozët e tij se është duke vazhduar përgatitjet për duelin e radhës i cili është duke e pritur edhe emrin e kundërshtarit të tij duke postuar edhe disa fotot nga stërvitjet të cilat është duke i zhvilluar.
“Koha e stërvitjeve para duelit të radhës i cili më pret”, shkroi Gjergjaj, në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook. Data për luftën e radhës nuk është bërë zyrtare ende, por përkundër kësaj Gjergjaj, është duke vazhduar stërvitjet për duelin e radhës.