UBT

Vazhdojnë lajmet dëshpëruese për Xherdan Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen e Kupës së Ligës kundër MK Dons të mërkurën, për shkak të një lëndimi.

Anësorin shqiptar të Zvicrës e ka goditur fati i keq tamam kur pritej që trajneri Jurgen Klopp t’i jepte mundësinë e parë të luajë titullar për Liverpoolin gati dy muaj brenda sezonit të ri 2019/20, raporton Gazeta Express.

Shaqiri ka probleme me pulpën e këmbës dhe si pasojë nuk është ftuar në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen e Kupës së Ligës, që do të zhvillohet nesër mbrëma.

27-vjeçari i ka zhvilluar vetëm 14 minuta lojë deri tani këtë sezon, në tri paraqitjet e tij si zëvendësues në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Uji Dea

Duke e parë rëndësinë e ndeshjes së nesërme, megjithatë, trajneri gjerman Klopp pritej t’i jepte atij shansin ta bëjë paraqitjet e parë si titullar këtë sezon.

Por fatkeqësisht Shaqiri e ka pësuar një çarje të vogël në pulpën e këmbës gjatë stërvitjes të martën.

“Gjatë stërvitjes, Shaq ndjeu një shqetësim në pulpën e këmbës. Ai nuk mundi të vazhdojë dhe testet treguan për një çarje të vogël aty. Ai ka nevojë për pushim dhe nuk do të përfshihet (në ndeshjen e të mërkurës), thuhet në njoftimin e Liverpoolit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.