ARKATANA

Vazhdojnë keqpërdorimet me bursa studentore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Të nderuar anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe ju prokurorë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ju ftojmë të merreni seriozisht me këtë çështje e cila është duke vazhduar tash e sa vite në qytetin tonë. Ndërkohë, ne si grup qytetar i pavarur paralajmërojmë se gjatë kësaj jave do të iniciojmë kallëzim penal për këtë çështje thuhet në reagimin e Vjosë Avdiut nga Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit.

Reagimi i plotë:

Mobi Casa

Çka ndodhi me konkursin për bursa studentore në Komunën e Gjilanit?
Siç ka ndodhur edhe viteve paraprake, përsëri është vazhduar me manipulime/keqpërdorime në konkursin e bursave studentore, duke vënë si përfitues persona jomeritor.
Komisioni i bursave si në shkallën e parë ashtu dhe në instancën e dytë vetëm i ka përshkallëzuar keqpërdorimet e tilla, duke heqë në mënyre të padrejtë disa bursistë përfitues e duke futur në bazë të nepotizmit dhe lidhjeve tjera politike në listën e studentëve përfitues të bursave persona jomeritor.
Të nderuar anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe ju prokurorë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ju ftojmë të merreni seriozisht me këtë çështje e cila është duke vazhduar tash e sa vite në qytetin tonë.
Ndërkohë, ne si grup qytetar i pavarur paralajmërojmë se gjatë kësaj jave do të iniciojmë kallëzim penal për këtë çështje.

Vjosë Avdiu
Juriste në Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit, e specializuar në lëmin penal

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.