Uji Dea

Vazhdojnë dëgjimet buxhetore me qytetarët në Hodonoc dhe Roganë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Kamenicës ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore me qytetarët, me qëllim përfshirjen e drejtpërdrejtë të tyre në planifikimin e investimeve publike për vitin 2027. Takimi i parë është mbajtur në fshatin Hodonoc, ndërsa dëgjimi i radhës është zhvilluar në fshatin Roganë.

Në këto takime kanë marrë pjesë drejtorë komunalë, përfshirë Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Blerim Murina, Shpend Morina dhe Zotrim Kastrati, si dhe zyrtarë të tjerë të administratës komunale. Gjatë diskutimeve, është theksuar rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në identifikimin e prioriteteve zhvillimore në nivel lokal.

Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka prezantuar kornizën buxhetore për vitin 2027, duke sqaruar ndarjen e mjeteve financiare dhe planifikimin e investimeve kapitale në komunë. Ajo ka theksuar se këto dëgjime synojnë të mbledhin kërkesat dhe propozimet e qytetarëve për hartimin e listës së projekteve që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm buxhetor.

Uji Dea

Sipas autoriteteve komunale, dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe në lokalitete të tjera të Komunës së Kamenicës, si pjesë e procesit të konsultimit publik dhe transparencës në planifikimin buxhetor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.