ARKATANA

Vazhdojnë bisedimet, Hysaj kërkon rritje të pagës për të vazhduar me Napolin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Elseid Hysaj është i gatshëm të vazhdojë kontratën me Napolin.

Drejtuesit e klubit italian dhe menaxheri i lojtarit janë duke vazhduar bisedimet për një kontratë të re.

Kontrata aktuale e mbrojtësit shqiptar me Napolin skadon në qershor të vitit 2021, ku Hysaj ka një pagë vjetore prej dy milionë eurove.

Ndërkohë Napoli i ka bërë ofertë të re për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023.

(Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Uji Dea

24-vjeçari ka kërkuar rritje të pagës prej një milionë euro më shumë, pasi dëshiron tre milionë euro në stinor plus bonuse të ndryshme.

Përgjigja e klubit ende nuk ka ardhur, por sipas medieve italiane marrëveshja duket afër.

Hysaj iu bashkua Napolit në verën e vitit 2015 nga Empoli për një shumë prej pesë milionë euro.

Aktualisht vlera e lojtarit shqiptar llogaritet rreth 50 milionë, ndërsa interesim për të kanë shprehur skuadra të mëdha si Chelsea, PSG e Bayern Munich. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.