Eko Higjiena

Vazhdojnë arrestimet në qendrën e regjistrimit të automjeteve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Numri i të arrestuarve në qendrën e regjistrimit të automjeteve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ka shkuar në katër veta. Deri tani janë arrestuar Nexhmije Huruglica, Besim Fetahu, kurse të mërkurën janë arrestuar edhe Sali Shala e Ibrahim Aliu.

Policia e Kosovës ka vazhduar me të arrestuarit e radhës që lidhen me qendrën e regjistrimit të automjeteve në Gjilan.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se në kuadër të hetimeve shtesë që kanë vazhduar në kontinuitet, më datën 13 korrik 2016, janë arrestuar edhe dy të dyshuarit Zyrtar të Qendrës së regjistrimit të automjeteve, këtu në Gjilan.

Të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës në lidhje me veprat penale që dyshohen të jenë të inkriminuar dhe bien në domenin e kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Hidromorava

Pas intervistimit, Prokurori i shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave në afat prej 48 orësh.

Hetimet në lidhje me këtë lëndë do të jenë në proces të vazhdueshëm tha Hashani.

Ndërkaq burimet tona brenda prokurorisë thanë se të arrestuarit e deritanishëm janë Nexhmije Huruglica, Besim Fetahu, kurse të mërkurën janë arrestuar edhe Sali Shala e Ibrahim Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.