Fundamenti

Vazhdojnë akuzat e qytetarëve ndaj Alban Hysenit: Gjilani boll keq e shkretë u kanë, veç ju e keni masakrue

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Alban Hyseni po vazhdon të kritikohet për pasivitetin e tij në të gjitha drejtimet. Gjilani po përjeton një depresion politik, ekonomik dhe pa asnjë strategji zhvillimore. “Gjilani boll u kanë keq e shkretë, veç ju e keni masakrue” ka shkruar qytetari Hafiz Rexhepi.

Gjilani asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë dhe më të izoluar se sa tani. Mungojnë projektet, mungojnë investimet, mungojnë strategjitë ndërsa depresioni politik e ka arritur kulmin.

Gjilani vazhdon të mbetet i izoluar dhe pa një të ardhme të mirë krejt kjo për shkak të mos dijes dhe pasivitetit të qeverisjes komunale.

GRANDEMALL

Qytetarët tanimë nuk po e kursejnë Alban Hysenin të cilin po e quajnë “dështak”, “Rrencë” dhe “Mashtrues”. Të gjitha këto fyerje mund t`i gjeni fare lehtë tek faqja e Komunës së Gjilanit në facebook.

Qytetari Hafiz M Rexhepi ka shkruar: “Shkret u kanë Gjilani boll, veç ju e keni shkretue e masakrue atë Gjilan te mjerë. Ishalla qata njerëz që kanë mbet në Gjilan mendojnë pak kur të votojnë” ka shkruar Rexhepi.

Ruzhdi Musliu ka shkruar: “Jemi komuna më e varfër dhe e lanë pas dore sepse kemi kryetar dhe drejtora të dobët që po punojnë veç për veti e jo edhe për qytetarët. Edhe këta të LVV ishin një brumë, me të rrejt dhe me të mashtrue veç” ka shkruar Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.