RCCOLA

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë në Gjilan, ndaj masave kundër Covid-19

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, duke u bazuar ne vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19), ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Këto aktivitete policore janë kryer në zonën e përgjegjësisë së stacionet policore Gjilan, Dardanë, Viti, Novobërd, Kllokot, Partesh dhe Ranillugë.

Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, qendra tregtare, lokale të gastronomisë etj.

Uji Dea

Në periudhën kohore një javore nga data: 24-30 Janar 2022 për mos respektim të masave kundër Covid-19 janë shqiptuar katërqind e tetëdhjetë e gjashtë (486) gjoba.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës apelon të të gjithë qytetarët në respektim të këtyre masave thuhet bë njoftimin e toger Ismet Hashanit./rajonipress/