UBT

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë në Gjilan, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria rajonale e policisë, Patrullat e NJRKRR ne Gjilan në implementim të PO, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik gjatë periudhës kohore 21/23-01.2022, kanë gjet pa rregullsi në komunikacion si dhe në mos zbatimin e masave anti-covid-19.

Ku për shkeljet dhe veprimet ndaj shkelësve te ligjit janë ndërmarr këto masa ligjore:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar 134
Mos respektimi i këmbësorëve 1
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer 3
Rripi i sigurisë 21
Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 1
Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit 6
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore 3
Mosrespektim i urdhrit të policit 3
Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues 6
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 3
Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit 11
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor 113
Total 305 gjoba

RCCOLA

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetent.
Gjatë tri ditëve të fundit në Rajonin e Gjilanit në bazë të ligjit 07/L-006 janë shqiptuar 251 gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon qytetarët për respektim të masave COVID-19 të caktuara nga qeveria dhe institucionet shëndetësore, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe adresës [email protected] dhe në numrit kujdestarë : 192 ,qëllimi i Policisë së Kosovës është krijimi i një ambienti të qetë dhe prosperues për gjithë qytetarët./rajonipress/