UBT

Vazhdimi i dialogut varet nga zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E ardhmja e dialogut dhe Marrëveshjes së 19 prillit do të varen nga dinamika e zbatimit të pikave që kanë të bëjnë me largimin e plotë të strukturave ilegale të Serbisë, funksionimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas ligjeve të Kosovës, marrëveshja për gjykatat në veri, si dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur në dialogun teknik.

Me gjithë ngecjet në implementim të marrëveshjeve, Qeveria e Kosovës pret që formati i takimeve në nivelin politik mes Kosovës dhe Serbisë të mbetet i njëjti edhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi – shkruan Koha Ditore.

Uji Dea

Derisa të krijohet qeveria e re në Serbi, nuk do të ketë edhe një takim të radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa shumë pika të marrëveshjes së 19 prillit, të cilat tanimë do duhej të ishin përmbushur, kanë ngecur për shkak të refuzimit të Serbisë që t’i zbatojë ato.

Megjithë ngecjet, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të deklarohen publikisht se zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillit po vazhdon dhe se rezultatet janë të prekshme. Bekim Çollaku, këshilltar i lartë i kryeministrit Thaçi ka thënë se integrimi i pjesëtarëve të MUP-it është në fazën përfundimtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.