United Hospital

“Vatra” takon Pribocin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arsim Krasniqi nga Lëvizja Qytetare, ”Vatra” e hapi takimin, me ç’rast falënderoi banorët e Pribocit të pranishëm për pjesëmarrje në takim. Ai shtoi se, Lëvizja “Vatra” është një subjekt i cili e ka pasuruar skenën politike në Gjilan. Qytetarët e Gjilanit e në veçanti banorët e dëbuar nga Kosova Lindore kanë edhe një mundësi më shumë të ofrimit të përkrahjes për Lëvizjen “Vatra”.

Pastaj fjalën e mori kryetari Kushtrim Kadriu, i cili ndër të tjera tha se subjekti ynë politik duke qenë pjesë e qeverisjes lokale, do të bëjmë ndryshime pozitive.

Ai gjithashtu paraqiti edhe shumë probleme me të cilat ballafaqohen banorë e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në republikë të Kosovës.

ARKATANA

Ndërsa Mefail Junuzi tha se në të ardhmen, ne si pjesë e Asamblesë Komunale të Gjilanit, do të qeverisim drejtë e ndershëm, ku menaxhimin e drejtorive do të bëjmë vetëm duke u bazuar në drejtësi.

Fekri Mehmeti, anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vatra”, shprehu bindjen se jemi para një rasti shumë të volitshëm, ku subjekti ynë do të jetë subjekt serioz në garën e nëntorit 2017, dhe që prej themelimit si shoqatë e posaçërisht që kur jemi shndërruar në subjekt politik jemi rritur e bërë shumë në numër dhe besojmë shumë që në të ardhmen do të jemi një forcë politike përcaktuese në Gjilan.

Qytetarët që ishin mbledhur shprehën ngecjet në procesin e mos njohjes së të drejtave elementare qytetarëve të dëbuar nga Bujanoci, Presheva, Medvegja që jetojnë në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.