UBT

“Vatra” takon Nazim Ajdinin nga Breznica e Bujanocit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lëvizja “Vatra”, sot në selinë e saj në Gjilan priti udhëheqësin e Shtegtarëve të Lirë, Nazim Ajdini nga Breznica e Bujanocit, derisa në këtë rrugëtim kanë qenë edhe Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha. Në një atmosferë miqësie, Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdulla Kadriu dhe anëtarët e tjerë të kryesisë i uruan mirëseardhje nga rruga e gjatë këmbë prej Gjilani në Bruksel dhe i falënderuan për këtë rrugëtim kaq të gjatë që e bën.

Këta shtegtarë të lirë, këta misionarë të kërkimit të liberalizimit të vizave i dërguan mesazhin Komisionit Evropian dhe Asamblesë së NATO-së që edhe Kosovës t’i mundësohet qarkullimi pa viza në vendet evropiane, sepse këtë e meritojnë më shumë se të gjithë pas një lufte që zhvilloi me pushtuesin serb. Kjo do të ishte një ndihmë më pak e lehtë se sa ndihma e madhe që i ka dhënë Kosovës, Bashkësia Ndërkombëtare gjatë luftës së vitit 1998/99, popullit shqiptar në Kosovë.

Shtegtarët e lirë, në rrugën e tyre të gjatë, pesë milion hapa për një hap, hasën edhe në vështirësi udhëtimi, pikërisht në Graçanicë. Ata që në ditën e parë të udhëtimit në këtë lokalitet serb u penguan, përkatësisht u rrahën nga komuniteti serbë vetëm pse kishin marrë këtë rrugë, vetëm se ishin shqiptarë dhe vetëm pse bartnin flamurin kombëtar.
Megjithatë kjo dhe vështirësitë tjera nuk i penguan këta udhëtarë të kryejnë qëllimin e tyre për të cilin ishin përcaktuar. Ata me sukses udhëtuan për Bruksel.

UBT

Nazim Hajdini, në këtë takim tha se, bashkatdhetarë të shumtë, gjatë këtij rrugëtimi i dolën në ndihmë, dhe pa ndihmën e tyre, thotë ai, ndoshta nuk do të kishim pasur sukses në këtë rrugë.

Ai gjithashtu tha se në Bruksel u takua me Ketrin Eshton, Shtefan Fyle dhe Xhimi Shea. Të gjithë këta në takimin që e patëm na premtuan se edhe Kosova do të jetë së shpejti me liberalizim të vizave, por qytetarët e Kosovës nuk duhet të migrojnë ilegalisht, sepse do t’i bëjnë dëm procesit të liberalizimit të vizave thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.