“Vatra” takon elektoratin në Livoq të Epërm

Gjilan – Përfaqësues të Lëvizjes “Vatra”, të dielën në mbrëmje mbajtën një takim në shtëpinë e Mustafë Krasniqit në fshatin Livoç i Epërm. Sejdulla Kadriu, kandidat për Kryetar tha se ne këtë vit po garojmë për herë të parë si subjekt politik dhe me hyrjen në qeverisjen lokale do të bëjmë ndryshime pozitive.
Me zemër të hapur e me bujari, në derë të shtëpisë, me mirëseardhje na priti nikoqiri, Mustafë Krasniqi.
Ismet Tafili e hapi takimin, me ç’rast falënderoi të zotin e shtëpisë dhe të gjithë të pranishmit.
Ai më tej shtoi se, Lëvizja “Vatra” është një subjekt i cili e ka pasuruar skenën politike demokratike në Gjilan. Qytetarët e Gjilanit e kanë edhe një mundësi më shumë të zgjedhjes për kryetarë dhe për këshilltarë komunal më tre nëntor.
Para të pranishmëve shpalosi cilësitë e kandidatit për kryetarë të Komunës së Gjilanit, Sejdulla Kadriu të këshilltarit Gani Krasniqi dhe të këshilltarëve tjerë.
Më pas e mori fjalën Sejdulla Kadriu, i cili ndër të tjera tha se, ne këtë vit po garojmë për herë të parë duke mos dhënë premtime, por si subjekt i ri politik duke qenë pjesë e qeverisjes lokale, do të bëjmë ndryshime pozitive. Ai gjithashtu paraqiti edhe shumë probleme me të cilat ballafaqohen banorë e komunës së Gjilanit.
Ndërsa kandidati për këshilltar, Gani Krasniqi the se në të ardhmen, ne si pjesë e Asamblesë Komunale të Gjilanit, do të qeverisim drejtë pa korrupsion e ndershëm. Menaxhimin e drejtorive do të bëjmë vetëm duke u bazuar në ligje e assesi nuk do të lejojmë që dikush nga ne të jetë mbi ligjin.
Edhe kandidatet për këshilltare Zejnepe Ramizi e Gentiana Shabani shprehën përkushtimin e tyre që Lëvizja “Vatra” do të jetë forcë politike me të papritura dhe risi të shumta në këto zgjedhje lokale.
Gani Shaqiri, anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vatra”, shprehu bindjen se jemi para një rasti shumë të volitshëm, ku subjekti ynë do të jetë fitues, dhe që prej themelimit si shoqatë e posaçërisht që kur jemi shndërruar në subjekt politik jemi rritur e bërë shumë në numër dhe besojmë shumë që në të ardhmen do të jemi një forcë politike përcaktuese në Gjilan.
Qytetarët e shumtë që ishin mbledhur parashtruan pyetje të ndryshme. Ata shprehën ngecjet e shumta në qeverisjen e deritashme edhe dhanë mendimet, idetë e tyre për një qeverisje të mirë në të ardhmen duke i dhënë edhe mbështetje Lëvizjes “Vatra” thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/