RCCOLA

“Vatra”: Shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lajmi i plasuar në media se serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik në mes Kosovës dhe Serbisë, të nisur muajin e shkuar në Bruksel, ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e Luginës së Preshevës, ngase përfaqësuesit legjitimë të Luginës nuk janë ftuar në këtë proces.

Shoqata e Shqiptarëve të Kosovës Lindore “Vatra” konsideron se përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës do të duhej ishin pjesë e delegacionit të Kosovës, e jo serbët e veriut.

RCCOLA

Në reagimin e “Vatrës” thuhet se shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë zgjedhur rrugën e demokracisë, rrugën e institucioneve demokratike për të zgjidhur problemet e shqiptarëve të kësaj ane. “Shi për këtë, patjetër duhet që përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore të jenë pjesë e ekipeve negociatore në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ashtu siç i kemi pranuar gjithmonë këshillat e miqve tanë amerikanë e evropianë, kërkojmë nga ata, gjithsesi që në këto momente, në këto bisedime me rëndësi të madhe, përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore të jenë pjesë e bisedimeve Kosovë –Serbi. Duke zgjidhur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore ndihmojnë stabilitetin e rajonit”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Vatra”. /rajonipress/