KKVITI

“Vatra”: Sheshi të lirohet për kafiteritë dhe qytetarët!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kur është bërë projekti i sheshit të ri në Gjilan me siguri se hartuesit e tij nuk janë konsultuar fare me ndonjë njohës të biznesit të kafiterive se si do të duhej të ishte një shesh funksional.

Janë bërë disa “dekorime” të shëmtuara, të cilat pengojnë qarkullimin e qytetarëve dhe gjithashtu pengojnë kafiteritë në zhvillimin e biznesit të tyre. Për çfarë shërbejnë ato hapësira të mëdha katrore të mbushura me dhe? Pse nuk hiqen ato shëmtira nga aty dhe të lirohet ajo hapësirë për kafiteritë që të zgjerohen dhe sadopak t`i rrisin fitimet e tyre, pasiqë dihet botërisht se këto kafiteri kanë punë vetëm në kohë vere, ndërsa tri stinët e tjera mezi që mbijetojnë.

Uji Dea

Kërkoj që urgjentisht të hiqen këto pengesa me qëllim që qytetarët të qarkullojnë lirisht dhe bizneset ta zhvillojnë të papenguar veprimtarinë e tyre reagimin e Kushtrim Kadriut nga Lëvizja “Vatra”./rajonipress/