United Hospital

“Vatra” reagon ndaj Qeverisë Serbe e cila ka penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja Qytetare VATRA, ka përcjellë me vëmendje procesin e sotëm zgjedhor në Medvegjë dhe ka shprehur indinjatë të thellë ndaj shtetit serb, pasiqë në vendkalimin kufitarë në Mutivodë që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht Medvegjën, shqiptarët e Medvegjës të cilët jetojnë në Kosovë, kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin e për të shkuar në Medvegjë të kryejnë obligimin qytetarë-të votojnë.

Republika e Serbisë ka mobilizuar kufirin tej mase ku ka dërguar xhandar, ushtri e polici për të frikësuar popullatën shqiptare, me qëllimin kryesor kthimin mbrapa të tyre nga pritjet e stërgjatshme, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.
Kjo është edhe një dëshmi e radhës se shteti serb nuk është shtet demokratik që lejon lëvizjen e lirë për në proceset demokratike zgjedhore, e drejtë kjo e garantuar me konventa ndërkombëtare.

Hidromorava

Andaj, Lëvizja Qytetare VATRA kërkon edhe njëherë nga shteti serb të respektoj marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve sepse shihet qartë që duke penguar popullatën shqiptare të marrë pjesë në këto zgjedhje, ka dashur të inskenoj gjithë procesin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë nga ana e saj është bërë vetëm sa për sy e faqe thuhet në reagimin e vatrës të nënshkruar nga Gentiana Shabani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.