FIDANISHTJA

“Vatra”: Punët e Lutës si punët e breshkës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të dielën aktivistë të “Lëvizjes Qytetare Vatra” kanë vendosur një pllakatë në shenjë proteste për zvarritjen e padurueshme që Komuna e Gjilanit po u bënë punëve të saj. Jemi mësuar me faktin që z. Haziri çdo punë që e nisë ta zvarrisë e ta zvarrisë deri në pakuptim, duke na lodhur e duke na neveritur me neglizhencën e tij thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

ARKATANA

Të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj zvarritje, të këtij paplanifikimi, të këtij keqmenaxhimi dhe të kësaj papërgjegjësie masive që e ka pllakosur komunën tonë. Është bërë thuajse normale në Gjilan që rregullimi i një rruge të shkurtër të zgjatë pesë – gjashtë muaj, apo edhe një vit të tërë. Pasojat e neglizhencës dhe mosdijes së z. Hazirit dhe ekipit të tij i has kudo dhe me shumicë. Janë bërë të zakonshme pamjet ku komuna pret asfaltin e hapë gropa dhe i lë ashtu me muaj të tërë, pamje bllokimit të rrugëve, pamje me gropa të shumta që presin intervenimin e komunës etj. Kjo formë e keqqeverisjes po bënë që Gjilani vazhdimisht të jetë i bllokuar dhe vështirë funksional, pa harruar të përmendim edhe mjetet e rënda që qëndrojnë me ditë të tëra pa punuar mu në qendër të qytetit thuhet në reagimi e Durim Kadriut nga Lëvizja qytetare “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.