Eko Higjiena

“Vatra”: Pse i mashtruat qytetarët se do t’ua hiqni 100€ nga tatimi në pronë?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Është i paqartë vendimi i Kuvendit Komunal të Gjilanit në lidhje me zbritjen e 100€ nga borxhi i tatimit në pronë. Kjo sepse derisa kuvendi i Gjilanit e votoi, gjykata kushtetuese rrëzoi atë (për gjithë Kosovën) thuhet në reagimin e lëvizjes “Vatra”.

Reagimi i plotë:

UBT

Tash shtrohet pyetja, qysh po mbetet puna e vendimit të Kuvendit të Gjilanit në lidhje me faljen e 100€ të tatimit mbi pronë? D.m.th. vendimi paska qenë i paligjshëm, ndërsa ky pushtet e ka sjellur në kuvend për ta votuar. Edhe pse vendimi ka qenë në kushtetuese për interpretim, ndërsa këta nguteshin që ta votonin, në vend se të prisnin përgjigjen e kushtetueses. Shtrohet pyetja: a dini more ju nojsen, a jeni krejt paushalla prej ministrisë e deri te komunalitë ? A merrni vesh ndojsend kah punët e shtetit o “talibana”? Me nderime zyra për informim