“Vatra” pret rezultatin zyrtar, mohon koalicionin me PDK

Gjilan – Të gjithë përkrahësit dhe votuesit e Lëvizjes “Vatra” janë duke pritur certifikimin e rezultatit zyrtar për t’u deklaruar më pastaj për koalicione të mundshme.
Në një njoftim të Lëvizjes “Vatra” thuhet se askush prej strukturave tona nuk ka diskutuar me askënd për këtë çështje koalicioni. “Ne jemi të hapur në këtë drejtim, por se strukturat e partisë do të vendosin për hapa të mëtutjeshme lidhur me këtë. Takim me PDK-në për këtë çështje koalicioni nuk ka pasur. Gjithashtu mohojmë edhe mundësinë për t’u takuar sonte me PDK, ashtu si ka deklaruar Qemajl Mustafa në konferencën e sotshme” thuhet në komunikatën e Vatrës./rajonipress/