Eko Higjiena

“Vatra” përkrahë idenë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Lëvizja Qytetare “Vatra” përkrahë idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë. Duke pasur parasysh se Zveqani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi juridikisht janë në administrim totalitar serb, ndërsa 3 komunat me shumicë Shqiptare në Kosovën Lindore janë të administruara nga politikan Shqiptar, por janë më të prapambeturat në investim ekonomik dhe zhvillim, shohim si zgjidhje të vetme bashkimin e 3 komunave me shumicë shqiptare me Republikën e Kosovës.

Ndryshe Kosova do t`i humb edhe veriun e Mitrovicës edhe Kosovën Lindore nëse nuk arrin një marrëveshje të tillë. Neve si shqiptarë asgjë nuk do të humbnim nëse do të shkëmbenim territor me shtetin serb. Kosova Lindore pra me 3 komunat me shumicë Shqiptare, të i bashkohen Republikës së Kosovës. Një zgjidhje e tillë do të ishte historike dhe zgjidhje e problemeve për pasardhësit e popullit Shqiptarë dhe pasardhësit e popujve të Ballkanit.

Mobi Casa

Do të definoheshin kufinjt zyrtar dhe nuk do t`i mbetej një punë e pazgjidhur pasardhësve të Shqiptarëve dhe popujve të Ballkanit thuhet në njoftimin e Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.