GRANDEMALL

“Vatra” ofron programin për shëndetësi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komisioni për shëndetësi i Lëvizjes”Vatra mbajti një konferencë për media , ku kryetari i komisionit, Osman Ramadani shpalosi programin e Lëvizës Vatra për shëndetësi.

Osman Ramadani tha se Lëvizja Vatra ka hartuar planin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe në qofte se do të qeverisim me drejtorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, kjo qeverisje do të jetë e drejt, e ndershme, me duar të pastërta, për një dinjitet më të mire të mantel bardhëve dhe qasjes sa me korrekte ndaj të sëmurëve.

Ne do ta ndryshojmë konceptin e punës se deritanishme ne kuptimin pozitiv, ekskluzivisht në shërbim të qytetarit ( përkujdesja shëndetësore dhe mirëqenie sociale), do të krijojmë kushte për një afërsi të madhe në mes të qytetarëve dhe punëtorëve shëndetësor, ku e shohim këtë si çelësin e suksesit të programit tonë.

Me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vatra ne do të bëjmë: Depolitizimin e sistemit shëndetësor. QMF-të dhe ambulancat do të jenë të shpërndara korrekt nëpër tërë territorin e komunës së Gjilanit. Do ta bëjmë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës në QMF dhe punkte shëndetësore. Do ta zgjedhim menaxhmentit e QKMF në bazë të përgatitjes profesionale dhe programeve që ofrojnë e jo përmes emërimeve politike si ka qen deri me tani. Punëtorët shëndetësorë do ta Respektojnë orarit e punës në mënyrë strikte.

Do të bëjmë Sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për nevoja te qytetareve.

Uji Dea

QMF do të pajisen me aparaturë të nevojshme, kurse nëpër punkte do të shqyrtohet mundësia e hapjes së laboratorëve dhe shërbimeve stomatologjike ka thënë Ramadani.

Sipas tij do të zbatohen të gjitha ligjet dhe rregulloret për shëndetësi në nivel komunal edhe më gjerë. “Do të krijojmë kushte më të volitshme të punës në shërbimin e vaksinimit.Ne do të bëjmë avancimin e shëndetit oral me hapjen e ordinancave stomatologjike, vizita sistematike nëpër shkolla dhe çerdhe. Do ta rrisim higjienën në Institucionet shëndetësore. Shërbimet e patronazhisë do t`i jepet prioritet në rolin këshillëdhënës dhe të kurimit shtëpiak ( do të merren përvojat e vendeve të zhvilluara ku 1 motër e patronazhit-duhet ti shërbej 2500 banorëve.). Do te hartojmë strategji për mobilizim të punëtore shëndetësor në raste të epidemive dhe fatkeqësive elementare natyrore. Do të bëjmë lirimin nga pagesa e kategorive të caktuara siç janë: invalidët e luftës, veteraneve e luftës, fëmijët dhe familjarët e dëshmorëve si dhe rastet sociale.

Do të favorizojmë shtëpitë e shëndetit mental. Do të tentojmë të rrisim numrin e punëtorëve shëndetësor nëpër QMF-të.

Ramadani tha se do të bëjmë rritjen e fondit për ndihme rasteve sociale për sigurimin e barnave.”Komuna do të siguroj dhe do të ndaj fonde për edukim të vazhdueshëm profesional. Ne kemi projekte të gatshme për vitalizmin e kontrolleve sistematike të nxënësve të nivelit shkollor para fillor dhe atij fillor me qëllim të zbulimit dhe diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve të lindura dhe mundësive të trajtimit të tyre Osman Ramadani kryetar i komisioni për shëndetësi në Lëvizjen Vatra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.