Fundamenti

“Vatra” nderon veprimtarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për nderë të festës së pavarësisë së republikës së Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra ka nderuar me mirënjohje 28 aktivistë të çështjes kombëtarë me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Veprimtarë të cilët edukuan breza liridashëse dhe me trupin e shpirtin e tyre kontribuuan për krijimin e Republikës e Kosovës.

Ky aktivitet tashmë është kthyer në traditë, ku çdo vit Lëvizja Qytetare Vatra nderon ata që kontribuuan në shtetëndërtimin e republikës së Kosovës.

ARKATANA

Organizimi filloj me fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Qytetare Vatra, z,Kushtrim Kadriu i cili tha se: “Jemi mbledhur sot të nderojmë ata që u bënë urë për të kaluar nga robëria në liri. Me këtë aktivitet ne duam të tregojmë se këta të cilët sot ne po i nderojmë, kanë dhënë kafshatën e bukës, kanë paguar 3 %-in, shumë prej tyre lanë edhe vatrat për të kontribuar në çlirimin e republikës së Kosovës,punuan pa rroga në arsim, disa prej tyre lanë trupin në burgjet e Serbisë e disa në betejat e luftës çlirimtare të Kosovës të cilët nuk u kthyen mbrapa në shtëpi. Fatkeqësisht sot luginasëve që jetojnë në Kosovë, nuk janë duke ju dhënë të drejtat elementare si çdo qytetarë tjetër i republikës së Kosovës. Urojmë që vitet në vijim të mos jenë si nëntë vitet që lamë mbrapa të cilat ishin vetëm përjashtuese dhe refuzuese ndaj qytetarëve luginas që jetojnë në Kosovë’’.

Manifestimin e përshëndetën edhe z.Dibran Fylli nga Shoqata Çamëria, z. Asllan Qyqalla nga Shoqata e Muhaxhirëve Mbarëshqiptarë dhe veterani Bajram Arifi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.