UBT

“Vatra” me akuza për Alban Hysenin: Mos u merr me gardërobë se nuk je manekin, e as kalama

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetar, u bënë dy muaj që u zgjodhe i pari i Gjilanit dhe kurrgjë. Mos u merr me gardërobë se nuk je maneken e as kalama. Si shumë ngadalë po i çon punët, kur dihet se komuna jonë ka nevojë emergjente për ndërhyrje të shpejta në të gjitha sferat. Bile, ju keni premtuar se do të bëni ndryshime radikale në Gjilan thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

Fundamenti

P. sh. Kemi mundur që në seancën e parë t’i zgjedhim edhe kryesuesit dhe anëtarët e komiteteve, e jo të mbahen gjithsej tri seanca për t’i kompletuar organet e komunës.
Komuna nuk qeveriset duke u kënaqur t`i me postin e kryetarit (të cilin e fitove aksidentalisht) e duke postuar foto të përditshme në zyrën tuaj e duke ekspozuar rrobat tuaja të reja. Po ma çon mallin e do nuseve të cilat i ndërrojnë nga tre fustana gjatë një dasme.
Kryetar, ja puno, ja leje kryetarllëkun krejt.
Shko te firmat e rrobave e bën reklama për to. Bile njërin nga ata e ke edhe partner në tugjarllëqet politike që ke bërë në Gjilan thuhet në reagim./rajonipress/