FITORJA

“Vatra” mbanë takim të jashtëzakonshëm, përjashton “axhamillakët”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli i Përgjithshëm i “Vatrës’ jep përkrahje të fuqishme kryetares Gentiana Shabanit dhe bënë ndryshime në strukturën drejtuese. Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Vatra, Gentiana Shabani në bazë të nenit 18.7 të statutit të LQV-së thirri në një mbledhje të jashtëzakonshme këshillin drejtues, ku nga 51 të pranishëm 36 anëtarë ishin anëtarë të këshillit drejtues ku si pika të rendit të ditës ishin : Përjashtimi i Gani Krasniqit për shkelje statutare, për sjellje prej axhamiu, dhe për tentim puqi ndaj kryesisë dhe kryetares së LQV-së. .Përjashtimi i Ibrahim Maliqit për këto arsye: shkelje e rëndë statutare, sabotim të aktivitetit të LQV-së, mos punë në zyrën për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ku për 9 muaj sa qëndroi në krye të kësaj zyre nuk bëri as edhe një aktivitet të vetëm, e shndërroi atë zyre në shërbim të një subjekti politik të Bujanocit së cilën ai e përfaqëson edhe si anëtarë i Këshillit Komunal të Bujanocit.

Nga anëtarët e pranishëm të Këshillit Drejtues u vendos në mënyrë unanime që të shkarkohen këta persona dhe njëkohësisht i zëvendësoi ata me anëtarë të rinj.

Këshilli i Përgjithshëm i dha përkrahje të fuqishme kryetares Shabani në LQV si kryetare dhe në ZPBM si zyrtare e saj, poashtu ka plotësuar kryesinë me anëtarë të rinj në vendet të cilat kanë qenë të lira për kryesi.

FITORJA

Kryesia e LQV-së numëron 25 anëtarë të kryesisë, kurse për forumin e Gruas dhe forumin e Rinisë i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Dhe në fund LQV njofton sa në qoftë se emrat e lartpërmendur thirren në emër të LQV-së, atëherë ata do të ndiqen penalishtë ka thënë Enver Haziri nga Lëvizja “Vatra”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.