UBT

“Vatra” kundër kompleksit memorial të xhandarmërisë serbe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Xhandarmëria dhe ushtria serbe në Kosovën Lindore bëri një luftë kriminale, dhe për krimet e tyre nuk duhet ngritur monumente, por duhet ndëshkuar thuhet në reagimin e Vatrës.

Lëvizjet e fundit të xhandarmërisë serbe e kanë shqetësuar shoqatën “Vatra” që vepron në Gjilan. Në një reagim të saj thuhet se xhandarmëria serbe në bashkëpunim me ushtrinë që katër ditë me radhë po vazhdojnë punimet në malin mbi fshatin Lluçan.

Informacionet që kemi ne , ata janë duke bërë ngritjen e një kompleksi memorial për pjesëtarët e rënë të ushtrisë dhe njësisë speciale të xhandarmërisë gjatë konfliktit të armatosur në këtë rajon, në vitin 2000/2001 me UÇPMB-në.

Hidromorava

Ne Shoqata“Vatra”e konsiderojmë si një Monument Provokues dhe po ndërtohet me qëllim të frikësimit të banorëve të Kosovës Lindore.

Xhandarmëria dhe ushtria serbe në Kosovën Lindore bëri një luftë kriminale, dhe për krimet e tyre nuk duhet ngritur monumente, por duhet ndëshkuar thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/