Mobi Casa

“Vatra”: Kryetar, punëso rininë jo Bozhidarin!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Qeverisja e Alban Hysenit po vazhdon të veprojë në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit, me qëllim rehatimin në pozita të pamerituara të militantëve dhe të borxhlinjve të tij politikë thuhet në reagimin e lëvizjes “Vatra”.

Dje është emëruar bordi i ri i ndërmarrjes publike “Tregu”, duke shkelur ligjin nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike dhe ligjin nr.06/L-016 për shoqëritë tregtare.

Mobi Casa

Ngutia e grupit politik të Alban Hysenit për të emëruar njerëzit e tij në këtë ndërmarrje tregon çartë synimin e tij për të kapur ndërmarrjet publike duke i rehatuar militantët e vet.

VV dhe z. Hyseni kanë proklamuar me të madhe se nuk do të punësojnë militantë, por kur e analizon listën e të angazhuarve del se të gjithë janë të VV- së. Pastaj vjen edhe Bozhidari e kështu me radhë.
Zyra për informim e LQV-së