Uji Dea

Vatra: Kryetar Lutfi, në Gjilan a ekziston ligji kundër Duhanit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, i cili vazhdimisht qëndron në Prishtinë, do të duhej që të merrte ndonjë praktikë nga atje, sidomos atë të zbatimit të ligjit kundër duhanpirjes në ambiente të mbyllura. Tek ne në Gjilan ligjet fare pak respektohen, por është një ligj i cili nuk përfillet nga askush thuhet në reagimin e “Lëvizjes Qytetare Vatra”.

Eco Higjiena

Në qytetin tonë është vështirë të gjendet ndonjë lokal ku nuk pihet duhani, ku mund të dalësh me ndokënd dhe t’a pish një kafe për qejfi, pa iu nënshtruar tymit e erës torturuese të duhanit. Inspeksionin komunal nuk e ka marrë aspak me seriozitet ndalimin e duhanit ashtu siç e thotë ligji. Prej se u ftoh koha, duhani po pihet edhe në ambiente të mbyllura siç janë: kafenetë, restorantet, qendrat tregtare, madje pihet edhe në prani të fëmijëve të vegjël. Aktivistët e “Lëvizjes Qytetare Vatra” ia kanë dërguar me postë ligjin kundër duhanit Inspeksionit Komunal dhe Komunës së Gjilanit, si dhe kanë shpërndarë pamflete edhe tek qytetarët dhe tek kafiteritë. Është emergjente dhe jetike për shëndetin e qytetarëve të zbatohet në mënyrë rigoroze ky ligj, në të kundërtën, duhet që sa më shpejt të veprojë Prokuroria e Shtetit thuhet në reagim./rajonipress/