Uji Dea

“Vatra” kërkon jetësimin e marrëveshjeve nga shteti serb

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne, Lëvizja “VATRA” jemi për çdo marrëveshje që nënshkruhet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje që janë në interes të lëvizjes së lire në mes të dy shteteve. Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel para disa ditëve në mes të Kryeministrave të dy shteteve e konsiderojmë si marrëveshje të mirë në letër dhe si të tillë edhe e përshëndesim thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Vatra”.

Shpresojmë shumë që këtë herë, pala serbe të bëjë zbatimin e saj edhe në praktikë dhe jo vetëm ta lë në sirtarët e saj. Gjithashtu shpresojmë që pala serbe nuk e ka bërë këtë sa për shtrëngim duarsh e për t’i hedh hi syve të Bashkimit Evropian kinse Serbia është shtet demokratik dhe po respekton të drejtat themelore të njeriut siç është e drejta e lëvizjes. Serbia duhet që edhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara prej saj të i jetësoj dhe t’i largoj pengesat e mëdha që po i bënë në veçanti me të diplomuarit në Universitetet e Kosovës, e që duan te punojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

UBT

Janë bërë më shumë se një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave por shteti Serb ende nuk i njeh diplomat e Republikës së Kosovës. Ky është edhe një shembull tjetër eklatant i mosrespektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Kosovën.

Ne kërkojmë nga delegacioni i Kosovës që gjatë negociatave me Serbinë në Bruksel, mos t’i harroj qytetarët e Luginës së Preshevës, sikurse ka bërë deri tani, ku dihet mjaftë mirë se deri tani në këto bisedime asnjëherë nuk është diskutuar për Luginën e Preshevës. Pra, kërkojmë që Kosova të filloj bisedimet me Serbinë për shkëputjen përfundimtare të këtyre tri komunave nga Serbia dhe ribashkimin e tyre me Kosovën, duke korrigjuar njëherit një padrejtësi të madhe historike përfundon njoftimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.