United Hospital

“Vatra” kërkon bartjen e një pjese të aktiviteteve të Flakës..nga Gjilani në Luginë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Lëvizja “Vatra” kërkon bashkëpunim mes institucioneve kulturore të Komunës së Gjilanit dhe atyre të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, gjithashtu kërkon që aktivitetet kulturore tash e tutje të bëhen në koordinim mes këtyre komunave gjegjësisht njësive për kulturë pranë tyre ka thënë Gentiana Shabani anëtare e “Vatrës”.

Këtë kërkesë Lëvizja “Vatra” e ka bërë përmes anëtares së saj në Komitetin për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje gjinore zonja Gentiana Shabani e cila i ka shtruar kërkesat e saj në mbledhjen e këtij komiteti.

Manifestimet kulturore të cilat mbahen në datat e shënuara të Komunës së Gjilanit dhe atyre në komunat e Kosovës Lindore të bashkërendohen në mes vete dhe të ftohen që të jenë pjesëmarrës edhe shoqatat kulturore-artistike, klubet sportive nga Kosova Lindore dhe ato nga Gjilani të shkojnë atje.

ARKATANA

Kërkesë esenciale për jetën kulturore në Kosovë Lindore do te ishe mbi të gjitha të bëhet bartja e një pjese të aktiviteteve të “Flakës së Janarit” nga Gjilani për në Komunat e Kosovës Lindore.

Ky bashkërendim i aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore do të krijoj një urë lidhëse mes Gjilanit dhe Kosovës Lindore, ku nëse arrihet të ndodhë kjo do t’i shërbente zhvillimit të jetës kulturore në komunat shqiptare të pushtuara nga Serbia e që jeta kulturore, sportive dhe rinore është e zbehtë për të mos thënë se nuk ekziston fare ka thënë Gentiana Shabani, anëtare e Kryesisë së Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.