RCCOLA

“Vatra” ka një pyetje: zoti Haziri, çfarë po ndodh me E-kioskat?

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Çka janë këto “pikëpyetje” të llamarinës dhe për çfarë shërbejnë? Sa kushtuan, pse nuk punojnë, pse nuk kurrë nuk u rifunksionalizuan dhe pse aq shpejtë e prishën? Këto janë pyetje te thjeshta të qytetarëve të Gjilanit të cilët panë në media se në Gjilan më nuk duhet të pritësh në radhë për të marrë një certifikatë apo ndonjë dokument tjetër, por mund ta marrësh shumë shpejt në disa pika nga këto “bankomate”.

Kur u vendosën këto aparatura u proklamua me të madhe se do ta bënin më të lehtë marrjen e certifikatave dhe dokumenteve të tjera, gjë që nuk ndodhi, ngase këto nuk u funksionalizuna asnjëherë.

Mobi Casa

Më duket se këto aparatura u vendosën vetëm sa për “sy e faqe”, andaj qytetarët e Gjilanit me të drejt pyesin se pse nuk janë funksionale, pse asnjëherë nuk punuan dhe rrjedhimisht a duhet të jap dikush llogari për këto para të humbura thuhet në reagimin e Kushtrim Kadriut nga Lëvizja “Vatra”./rajonipress/