GRANDEMALL

,,Vatra’’ i quan farsë bisedimet me Beogradin

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këto bisedime të papritura dhe të shpejta, janë iniciativë e pushtetit serb në momentin kur, si duket asaj (Serbisë) po i ngutet dhe po i kushtëzohet, se para se të hyjë në BE duhet të zhvillojë dialog me pakicat kombëtare thuhet në reagimin e shoqatës Vatra.

Në këto bisedime të ngutshme dhe me prapavijë qëllimkëqija për shqiptarët e Kosovës Lindore nuk duhet të bien në grackë liderët politikë të shqiptarëve të Kosovës Lindore, e të bien vendime e marrëveshje që i bëjnë mirë vetëm Serbisë në këtë moment të vështirë për të.

Nuk duhet të harrojmë se të gjithë pushtetet serbe që i kanë mbajtur të pushtuara këto territore shqiptare deri më tash, në kohë paqeje dhe në kohë lufte, mbi shqiptarët kanë ushtruar dhunë terror gjenocid, vrasje, maltretime, fizike e psikike, i kanë varfëruar, i kanë lënë të papunë, pa shkollim, i kanë dëbuar me forcë e forma tjera nga vatrat e veta, ua kanë grabitur pasuritë nëntokësore e mbitokësore, pasuritë individuale, ua kanë mohuar simbolet kombëtare e të drejtat e lëvizjes së lirë etj. etj. Të gjitha këto i kanë ushtruar duke përdorur ligjet diskriminuese e forcën e ushtrisë, policisë e xhandarmërisë, qe edhe sot, më shumë se asnjëherë janë përqendruar në këtë territor, pra në tokat që janë të banuara me shqiptarë autokton thuhet në reagimin e Vatrës.

Dhe si mundet, pas gjithë kësaj golgote, të bëhet Serbia përnjëherë e mirë e të mos e përdorë edhe kësaj radhe mashtrimin e gënjeshtrën? Të kujtojmë thënien e Dobrica Qosiqit kur ishin në pyetje shqiptarët apo edhe kroatët: “ serbët duhet të gënjejnë edhe 100 here nëse është nevoja, ngase pas herës së njëqindtë rrena shndërrohet në të vërtet…”. Këtë maksimë pushtetet serbe do të mundohen ta përdorin edhe sot.

Gjithashtu partneri me të cilin kanë filluar bisedimet, (Zoran Stankoviqi) dhe ndërmjetësuesi, (OSBE) të qojnë drejtë konkludimit se Serbia këto bisedime i bën sa për sy e faqe, dhe t’i mashtrojë edhe njëherë liderët shqiptarë që të nënshkruajnë për ato gjëra që janë të lejuara me kushtetutën serbe dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare si: përdorimi i simboleve kombëtare, liria e shprehjes, qarkullimi i lirë, zhvillimi ekonomik, shkollimi në gjuhën amtare etj. të gjitha këto janë të drejta universale, por aty këtu Serbia i ka ndaluar këto për t’u paraqitur sot kinse po bisedojë për të zgjidhur probleme të shumta të shqiptarëve. Sot flamuri është duke valuar, p.sh. në Dobrosin, Konçul, Tërnoc , në KNSH etj, fakulteti ekonomik është duke funksionuar në Bujanoc, një spital mund ta ndërtojë kushdo edhe një biznesmen shqiptar etj.

“Vatra’’dhe OVL e UÇPMB-së nuk u besojmë këtyre bisedimeve, sepse kanë kaluar 14 vite, përkundër bisedimeve e marrëveshjeve që janë bërë me pushtetin serb, asnjëherë ky pushtues nuk i ka zbatuar marrëveshjet, por ato kanë qenë vetëm mashtrime dhe përfitime të kohës e të zgjatjes së pushtetit të tyre mbi këto territore shqiptare.

FIDANISHTJA

Prandaj për ne, këto bisedime të filluara në këtë formë janë të papranueshme, por nëse detyrimisht kërkohet që të bisedohet për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të monitorohen dhe garantues të implementimit të marrëveshjes të jenë SHBA-të dhe BE.

Prandaj liderët shqiptarë duhet t’i kenë parasysh këto dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bien pre e shantazheve serbe, e ambicieve kolltukofage e të nënshkruajnë diçka që dëmton popullin shqiptar, sepse përgjegjësia do të bie mbi ta.

Ne jemi Komb dhe na takon e drejta e kombeve për vetëvendosje. (Akti final i Helsinkit, është instrumenti themelor në Kuadrin e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE). Parimi VIII i këtij akti thotë: “të gjithë popujt, gjithmonë kanë të drejtën që në liri të plotë dhe në kohën e në mënyrën që ata dëshirojnë, të përcaktojnë statusin e tyre politik të brendshëm dhe të jashtëm”. )

Nëse Serbia fiton një bashkësi të komunave serbe në Kosovë dhe një lidhje speciale me Serbinë atëherë duhet të lejojë edhe për komunat: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të kenë bashkësi të komunave shqiptare dhe lidhje speciale me Kosovën, e liderët tanë që do të marrin pjesë në këto bisedime duhen ta kërkojnë domosdoshmërisht:

Largimi i forcave të xhandarmërisë e ushtrisë serbe nga viset e banuara me shqiptarë, Ndalimin e diskriminimit të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës, Hapja e Universitetit në Bujanoc apo Preshevë në gjuhën shqipe, Lejimi i përdorimit të abetares unike mbarëshqiptare, Mbikëqyrja dhe menaxhimin e financave të tri komunave të banuara me shqiptarë, Udhëheqja e policisë lokale nga shqiptarët, Udhëheqja e gjyqësorit nga shqiptarët, Zbatimi i konventave ndërkombëtare për shprehje të lirë, Zbatimi i referendumit të shqiptarëve të 1 e 2 Marsit të vitit 1992 , Njohjen e luftës së UÇPMB-së dhe dhënien e statusit veteranë të gjithë luftëtarëve që kanë rënë në këtë luftë, Njohjen e statusit dëshmorë të të rënëve në luftën e UÇPMB-së, Krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve në vatrat e tyre, Monitorimin e përkohshëm të tri komunave nga një forcë ndërkombëtare thuhet në reagimin e nënshkuar nga Sadullah Kadriu kryetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.