UBT

“Vatra” i dërgon letër publike Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Letër Publike Isa Mustafës, LDK-ja e Lutfi Haziri në Gjilan po kultivon urrejtje ndaj banorëve të Kosovës Lindore që jetojnë në Gjilan.

Letra e plotë

I nderuari Akademik z. Isa Mustafa, me këtë letër publike duam t’iu njoftojmë se ka disa vite që në Gjilan nga udhëheqja e institucioneve të Gjilanit të drejtuara nga LDK-ja e Lutfi Haziri në Gjilan është kultivuar urrejtja patologjike ndaj banorëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Gjilan. z. kryetar Isa Mustafa, kjo urrejtje po përhapet, po kultivohet dhe po nxitet edhe nga nivele të larta politike si anëtarë të kuvendit të Gjilanit nga LDK siç është Abdyl Aliu, drejtor drejtorie siç z. Naser Korça që përdorin një fjalorë fyes e denigrues. Krejt kjo mbjellje e urrejtjes po ndodhë në prani të nënkryetarit tuaj z. Lutfi Haziri, i cili e ka gojën plot bashkim të Preshevës me Kosovën, kurse në realitet është ai i cili nuk ndërmerr as edhe një veprim të vetëm në parandalimin e kësaj politikë nxitëse të autoracizmit.

Hidromorava

Kryetar Mustafa, ditët e fundit unë Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra” u kërcënova me vdekje nga një aktivist i LDK-së, kjo është shqetësuese se politikat nxitëse të Lutfi Hazirit kanë krijuar dhe “Monstra” të cilat janë në gjendje të kryejnë edhe akte dhune për interes të tij. Ju bëjmë thirrje të merrni masa në këtë drejtim, pasiqë imazhi i juaj dhe LDK-së po dëmtohet. Gjilani e Kosova, LDK-në e njohin si parti të paqes e jo siç është shndërruar tani në parti të përhapjes së fyerjes, dhunës dhe ksenofobisë.

Kryetari Lutfi Haziri bashkë me vartësit e tij, duhen të distancohen nga vetëracizmi, paragjykimi, stereotipi dhe diskriminimi ndaj preshevarëve në Gjilan thuhet në letrën e Kushtrim Kadriut, kryetar i Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.