Fundamenti

Vatra: Franca jep azil për Kosovaret e Kosova nuk jep azil për Luginasit

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës Lindore u bë në vitit 1999 – 2000 (në mënyrë të heshtur edhe më herët) pas vendosjes së forcave policor-ushtarak në këtë pjesë të territorit shqiptar, e që pjesa më e madhe u vendosën, në Gjilan, Fushë Kosovë e Prishtinë thuhet në një reagim të “Vatrës”.

Faktori shqiptar ishte i pa ndikim të bënte diçka për kthimin e atyre banorëve në trojet prej nga kishin ardhur, sidomos nga Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës. Këta qytetarë shqiptarë, fillimisht u vendosën si refugjatë, duke shpresuar se së shpejti ushtria dhe policia serbe do të tërhiqen nga vendbanimet, e këta do të kthehen në vatrat e tyre.

Mirëpo, po bëhen gati 15 vite e këta nuk e mbaj as epitetin e refugjatit e as të qytetarit në shtetin e tyre, republikën e Kosovës, madje të përbuzur këtu, e të lënë pas dore nga ,,ELITA” politike e Kosovës Lindore! Që të jetë e keqja edhe më e madhe, një pjesë e kësaj popullate kanë mbetur pa dokumente të identifikimit, një e drejtë elementare për të ditur se çka janë, ku janë e çka do të bëhet me ta në të ardhmen, pasi siç dihet, pa dokumente identifikimi të cenohen shumë të drejta njerëzore si: sociale, shkollimit, ekonomike etj.

FIDANISHTJA

Problemi rritet kur Zyra e azilit ne Kosove për t`i dhëne statusin e azilit, e për ti pajisur këta qytetare me një letërnjoftim të përkohshëm, kërkojnë që qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të kenë pasaportë të vlefshme nga Serbia e shumë kërkesa tjera e që ky vendim është me i dëmshëm për të rinjtë të cilët në kohën e dëbimit, ishin shumë të vegjël për t’u pajisur me dokumente nga vendi prej ku ishin dëbuar, por edhe në vendin ku kishin ardhur fillimisht si refugjatë.

Ata, sot e asaj dite, nuk mund të pajisen me dokumente, sepse shteti Serb tash e sa vite ka filluar ti heq nga regjistrat qytetarët e kësaj pjese me qëllimin e vetëm që në Kosovë Lindore të jen sa ma pak qytetar shqiptar , e në asnjë mënyrë nuk u lëshon dokumente), po ashtu edhe Kosova u kërkon pasaportë të vlefshme nga Serbia te cilat nuk i posedojnë.

Këtyre qytetareve po i pa mundësohet jeta e barabarte, po i mohohen të drejtat elementare te garantuar edhe me konventat ndërkombëtare për te drejtat dhe lirit e njeriut siç janë: shkollimi, punësimi pasi që këto dy gjera elementare për të jetuar duhet pasur dokumente identifikimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.