KKVITI

“Vatra” e mirëpret vendimin për hapjen e zyrës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryesia e Lëvizjes “Vatra” dhe tërë strukturat e saj, anëtarët, simpatizantët e qytetarët e Kosovës Lindore, e kanë mirëpritur votimin e 34 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për marrjen e vendimit për themelimin e Komitetit dhe Zyrës për Kosovën Lindore.

Kryesia e Lëvizjes “Vatra” falënderon të gjithë këshilltarët e Kuvendit dhe kryetarin e Komunës, z. Lutfi Haziri për kontributin e dhënë dhe interesimin e treguar në zgjidhjen e problemeve ekzistuese të shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe të shqiptarëve të ndjekur nga këto treva.

E rëndësishmja e gjithë kësaj është, inicimi i themelimit të Komitetit dhe Zyrës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilat do të punojnë për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të këtij rajoni si dhe për të drejtat dhe integrimin e qytetarëve të tyre në Kosovë, pasi që siç dihet, pas përfundimi të luftës së fundit në Kosovë, ishin ndjekur nga vatrat e tyre.

Uji Dea

Pra, për qytetarët e Kosovës Lindore dhe për Lëvizjen “Vatra”, 27 maji është një ditë e rëndësishme, sepse qytetarët e Kosovës Lindore po bëhen me një adresë të caktuar në kuadër të komunës së Gjilanit, adresë e cila do të jetë dritare e hapur për adresimin e problemeve të tyre, sikurse edhe adresë bashkëpunimi kulturor, tregtar, sportiv ndërkomunal, do të bëhet shumë më lehtë e në mënyrë të koordinuar.

Prandaj, urojmë që funksionalizimi i kësaj Zyre të fillojë së vepruari në afat sa më të shpejtë që është e mundur thuhet në njoftimin e Sejdullah Kadriut kryetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.