Uji Dea

“Vatra” e Fatmir Arifit ndërron emrin e saj në Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lëvizja Vatra në takimin e saj të rregullt ka marr dy vendime të rëndësishme që të ndërroj emrin e saj dhe të filloj një peticion kundër veprimeve të Serbisë për marrjen e vendbanimit e si rrjedhojë edhe të nënshtetësisë së qytetarëve shqiptar të këtij shteti.

Lëvizja Vatra, vitin e kaluar i ka hyrë procesit të zgjedhjeve të brendshme dhe ka mbajtur zgjedhjen e Kuvendit, Kryesisë dhe Kryetarit të ri.

Kryesia e re e Lëvizjes së re, sot më 16 Tetor 2014 ka marr vendim që të ndërroj emrin në emërtimin: Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës, me arsyetimin e qartësimit të veprimtarisë me specifikë gjeografike. Iniciativa për ndërrimin e emërtimin ka qenë i më hershëm se vendimi. Pas disa konsultimeve në mes të kryesisë dhe anëtarësisë, janë dhënë shumë propozime dhe pas shqyrtimit u hodhën në votim vetëm 4 propozime dhe u votua për ndryshim të emërtimit.

Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës, njofton opinionin shqiptar për këtë ndryshim dhe për iniciativën e domosdoshme për ta mbrojtur qenien shqiptare në trojet etnike, ku është rrezikuar nga veprimet shumë të kamufluara të viteve të fundit të Republikës së Serbisë, kundrejt qytetarëve shqiptarë të këtij shteti, duke ia marrë vendbanimin dhe në këtë mënyrë duke ia pamundësuar marrjen e dokumenteve bazike personale si: certifikata e lindjes, letërnjoftimi dhe pasaporta. Me këto veprime Serbia po krijon bazën për të ndryshuar dhunshëm demografinë në komunën e Bujanocit, në mënyrë që të realizoj planin e saj për pastrimin etnik nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

United Hospital

Lëvizja për integrim ka filluar përgatitjet e saja për realizimin e Peticionit për të kundërshtuar veprimet e Serbisë për marrjen e vendbanimit të shqiptarëve që jetojnë pa dëshirën e tyre në Serbi.

Ky peticion do t`i drejtohet: Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Strazburgut.

Kryetari i LILP, , Fatmir Arifi tha se me këtë peticion do të bëhet sensibilizimi i opinionit të brendshëm, shteteve kudo që jetojnë shqiptarët dhe institucioneve të Bashkimit Evropian për të ndërhyrë dhe parandaluar këto veprime kundër-njerëzore dhe për të arsyetuar ekzistencën se për çka janë krijuar.

Gjithashtu këtë peticion presim që ta nënshkruajnë të gjithë qytetarët me prejardhje nga Lugina e Preshevës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.