Eko Higjiena

“Vatra e Diturisë” në Livoç përvjetorin e saj e shënon me investime në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në shënimin e ditës së shkollës fillore “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm, pos festes për shënimin e hapjes se parë të shkollës në këtë fshat dekada më parë, është përuruar edhe investimi në rregullimin e oborrit të shkollës dhe terrenit sportiv, të cilat plotësojnë edhe një kërkesë të kamotshme të kësaj shkolle në aspektin e infrastrukturës.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi para të pranishmëve ka thënë se gjatë qeverisjes së kryetarit Haziri, prioritet është arsimi dhe avancimi i tij në aspektin profesional por edhe infrastrukturor.

Mobi Casa

“Sot po përurojmë investime që ia kanë kthyer bukurinë dhe funksionalitetin kësaj shkolle, që ishte kërkesë e kahershme e juaja, për të bërë këtë një ambient të vërtetë të shkollës, ku fëmijët lëvizin dhe kryejnë aktivitetet sportive në kushte më të mira se sa që ishin deri më tani. Dita e shkollës sot është një festë e dyfishtë sepse sot ngadalë po kompletohet infrastruktura e cila mundëson kushte më të mira për nxënës gjatë të ardhmes. Ky është projekt i financuar nga Komuna e Gjilanit dhe i mbështetur edhe nga disa donator”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi, duke shtuar se nga kjo shkollë kanë dalë emra të shumtë që i bëjnë nderë jo vetëm Livoçit por edhe më gjerë Gjilanit dhe Kosovës.
Ndërsa në emër të shkollës, drejtori Fadil Musliu, ka falënderuar Komunën dhe drejtorinë e Arsimit për investimet e bëra aty, duke u zotuar për suksese dhe punë të vazhdueshme në ngritjen edhe më tutje të cilësisë së mësimit në këtë shkollë që ka një histori me suksese të shumta.

Ndërsa një program i pasur kulturo – artistik, i përgatitur nga nxënës dhe mësimdhënës për shënimin e ditës së shkollës ka përmbyllur këtë ditë feste dhe urimi për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e këtij vendbanimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.