Mobi Casa

“Vatra” dhe Sejdulla Kadriu, merr mbështetjen e lagjes së Tetë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vizita e disa nga kandidatëve për këshilltarë komunal të Lëvizjes “Vatra” dhe kryetarit Sejdulla Kadriu, bërë lagjes së Tetë në Gjilan, ngjalli interesim të madh të banorëve të kësaj lagjeje.

Numri i madh i tyre, që morën pjesë në tubimin e sotshëm në fillim shprehën kërkesat e tyre për lagjen, derisa treguan mos realizimin e premtimeve të para katër viteve të partive, e kandidatëve të mëparshëm. Rrugët që të dërgojnë deri te shkolla kanë mbetur të paasfaltuara, po ashtu edhe ndriçimi i rrugës ka funksionuar vetëm dy javë ditë dhe asnjëherë më nuk është mirëmbajtur. Prandaj fëmijët e kanë vështirë të lëvizin lirshëm përgjatë këtyre rrugëve.

Mobi Casa

Këto dhe probleme tjera ishin kërkesa të banorëve të kësaj lagjeje për të ardhmen.

Kryetari dhe kandidatët për këshilltarë nga Lëvizja “Vatra” shpalosën programin e tyre dhe premtuan se me qeverisjen e Lëvizjes “Vatra” do të ndryshohen politikat qeverisëse komunale.“Qeverisja jonë do të jetë në shërbim të qytetarëve, përkatësisht në mirëqenien e tyre. Arsimi, shëndetësia, kultura, administrata, bujqësia e fushat tjera të jetës, do të menaxhohen sipas ligjeve e rregulloreve të pushtetit komunal, pa korrupsion e pa nepotizëm. Asnjë qindarkë nga paraja e qytetarëve nuk do të keqpërdoret, por të gjitha ato do të jenë në dobi të qytetarëve, në dobi të mirëqenies së tyre” ka thënë Kadriu./rajonipress/