Mobi Casa

“Vatra” dhe qendra e gruas “Liria” përkrahin protestën në përkrahje të Luginës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shoqata “Vatra” dhe qendra e Gruas “Liria” nga Gjilani e kanë përkrahur protestën q pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë. Ne i bashkohemi protestës dhe i bëjmë thirrje të gjitha nënave, grave e vajzave të Kosovës që të na bashkohen në mbështetjen e shqiptarëve në Luginë thotë Nazife Jonuzi. Vatra’’ përkrahë protestën dhe i bëjmë thirrje studentëve, nxënësve dhe popullatës së gjerë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë , Gjilan të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në përkrahje të vëllezërve në Kosovën Lindore.

Protesta e së shtunës ka gjetur përkrahje edhe nga organizata e shoqata në Gjilan. Në përkrahje të protestës është dalur edhe Qendra për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve “Liria” nga Gjilani.

Në një ftesë publike për të marrë pjesë në protestën e së shtunës Nazife Jonuzi ka thënë se duke parë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovën Lindore, që shtypen nga dita në ditë, dhe presionin e madh me të cilën u përballën dhe po përballen ende shqiptarët e kësaj pjese, bëjmë thirrje që qytetarët t’i bashkëngjiten thirrjes së kësaj proteste ku do të tregojmë se shqiptarët e Kosovës Lindore nuk janë vetëm në luftën e tyre kundër shtypjes me të cilën po përballen nga regjimi serb.

GRANDEMALL

Tutje thuhet se ne i bashkohemi protestës dhe i bëjmë thirrje të gjitha nënave, grave e vajzave të Kosovës që të na bashkohen në mbështetjen e shqiptarëve në Luginë.

Ne Shoqata ,,Vatra’’ përkrahim protestën që është organizuar nga Vetëvendosja më 26.01.2013 ku i bëjmë thirrje studentëve, nxënësve dhe popullatës së gjerë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë , Gjilan të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në përkrahje të vëllezërve në Kosovën Lindore thuhet në thirrjen publike të Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.