Mobi Casa

“Vatra”: Cilësia e ajrit në Gjilan është e tmerrshme

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Lëvizja “Vatra” konsideron se cilësia e ajrit në Gjilan është e tmerrshme, por kjo nuk do të thotë asgjë për inspeksionin. Shihet qartë që ky fenomen aq i dëmshëm për shëndetin tonë, aspak nuk ia tërheqë vëmendjen inspeksionit.

Hidromorava

Që jemi qytet me cilësi të tmerrshme të ajrit, kjo shihet edhe me sy të lirë.
Nuk ke nevojë për asnjë matje që të konstatosh se ne jemi qyteti më i ndotur në Kosovë, menjëherë pas Prishtinës.
Duke e pasur parasysh faktin së Prishtina është disa herë më e madhe Gjilani, kjo e bënë tmerrin edhe më të madh.
Por, ç‘ të bëjë qytetari i shkretë i Gjilanit, udhëheqja dhe inspektorët e të cilit nuk merakosen fare për të?
Bartja e maskave anti-Covid në Gjilan do të jetë e domosdoshme edhe pas kalimit të pandemisë, pasi që do të jetë e vetmja mënyrë që të ruajmë shëndetin nga gazërat, tymet e shumta që të zënë frymën.
Nuk i mbetet tjetër pos t’i drejtojë duart nga qielli e t’i lutet Zotit.
Hasan Miftari
LQV