HW

“Vatra”: As Bujanoci e as Prishtina nuk janë angazhuar seriozisht për Malësinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtuesit e Lëvizjes “Vatra“ me seli në Gjilan kanë potencuar nevojën e investimeve serioze si parakusht për rikthimin e banorëve të Malësisë së Bujanocit të shpërngulur që nga viti 1999.

Kryetari i “Vatrës“, Sejdullah Kadriu dhe anëtari i kryesisë, Hajrush Ramadani, duke folur në emisionin e rregullt javor të TV Spektri i cili transmetohet çdo të premte, përmirësimin e infrastrukturës rrugore e kanë cilësuar si një element thelbësor drejt investimeve tjera që do duhej të pasonin, me theks të veçantë atyre në bujqësi dhe blegtori.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe ndaj pushtetit lokal të Bujanocit duke vlerësuar se drejtuesit e tij nuk janë angazhuar sa duhet për krijimin e kushteve për rikthimin e banorëve.

HW

Poashtu, ata nuk kanë lënë anash edhe autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duke pohuar se nuk kanë pasur qasje joserioze ndaj kësaj problematike.

Kadriu dhe Ramadani kanë theksuar se është i domosdoshëm unifikimi i faktorit politik në Luginë për të ndërhyrë tek padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve me pasivizimin nga evidenca civile, por edhe për zgjidhjen e shumë çështjeve tjera jetike./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.