ARKATANA

“Vatra” ankohet te OSBE-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, Lëvizja “Vatra” , në përbërje të kryetares Gentiana Shabani dhe anëtarëve të kryesisë, Hajrush Ramadani, Kushtrim Kadriu dhe Gani Shaqiri, priti në takim përfaqësuesin e OSCE-së për Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë, z. Xhefri Bill me bashkëpunëtorë.

Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e rëndë e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore në Kosovë, e veçanërisht mos pajisja e tyre me dokumente identifikimi, si dhe largimi i shqiptarëve nga listat e regjistrit civil në Bujanoc dhe Medvexhë.

UBT

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Zgjedhjet e Parakohshme Lokale që do të mbahen në Medvegjë, ku ” Vatra” kërkoi nga OSBE monitorim sa më të madh të zgjedhjeve me qëllim që ky proces të jetë sa më demokratik, edhe pse shqiptarët do të jenë jashtëzakonisht të dëmtuar si pasojë e shlyerjes së tyre nga listat e regjistrimit civil dhe rrjedhimisht edhe nga listat e votimit.

E gjithë kjo, vetëm e vetëm për të krijuar një shumicë artificiale serbe në këtë komunë. Dhe për fund, ” Vatra” dhe OSCE-ja u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes tyre thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.