RCCOLA

Vataj: Mund t’i mbaj ligjërata LDK-së; Beqiri: Ne të kemi shkolluar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Seanca plenare ka filluar me akuza e kundër akuza mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku çështje ka qenë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Akademisë Shkencës Arteve të Kosovës (ASHAK).

Deputeti i PDK-së, Ramë Vataj, ka thënë se kërkesa e tij ka qenë që ASHAK-u të ndryshoj mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj dhe kjo të bëhet sipas kritereve bashkëkohore që i aplikojnë akademitë e rajonit apo ato të vendeve euro-perëndimore.

Për më tepër, ai ka thënë se në asnjë rast nuk është menduar për emrat që do të vijnë në ASHAK, pasi që, siç ka thënë ai, nëse krijohen kushte për kritere të tilla “procesi do t’i zbuloj ata”. Madje. ai ka thënë se deputetit të LDK-së, Ismet Beqiri, mund t’i mbajë ligjëratë për këtë çështje.

“Është tragjikomike dhe absurde që akademikët e shekullit XX me kriteret e shekullit XIX t’i zgjedhin shkencëtarët e shekullit XXI. E di që janë absurde për zotëri Beqirin fjalët publikim shkencor, impakt, faktor, recensent në revista ndërkombëtare dhe shpikje-patentim, indeks hijeshitë, motor kërkues, por unë nuk kam faj që këto i kam mësuar në Francë dhe për shkak që këto parametra i përdorë i tërë opinioni shkencor ndërkombëtar, unë mund t’i mbaj një ligjëratë zotërit Beqiri dhe mentorit tij”, ka thënë Vataj, transmeton KP.

UBT

Ndërkohë deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se deputetin Vataj e ka shkolluar LDK-ja.

“Zotëri Vataj, më vjen mirë që jeni shkolluar në Francë, por Xhavit Ahmeti ka qenë ministër i viteve ’90 dhe LDK përmes tij ta ka mundësuar me u shkollua. Kallxoju këtyre. Asnjëherë nuk duhet të pendohemi për diçka të tillë nëse ka sukses, por nuk besoj se të kanë shkolluar që të keqpërdorni iniciativa të tilla”, ka theksuar Beqiri.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo që po tenton Vataj është ndërhyrje ndërhyrje direkte dhe tentim direkt për involvimin e politikës në ASHAK, duke shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës iniciativat e tilla nuk do të i përkrah.

Seanca ka vazhduar me pyetje parlamentare të deputetëve për kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi dhe disa ministrave, por që nuk kanë qenë prezent disa nga ta në seancë.