UBT

Vata shpëton skuadrën gjermane nga falimentimi

/ 2 minuta lexim
HW

Fatmir Vata po udhëheq një grup të krijuar për të shpëtuar klubin e FC Gütersloh nga falimentimi.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata po tregohet si një njeri i madh edhe jashtë fushave të blerta, shkruan albinfo.ch.

Vata po udhëheq një grup të krijuar për të shpëtuar klubin e FC Gütersloh nga falimentimi. Skuadra e Oberliga Westfalen apo kategoria e pestë gjermane, ku Vata është njëkohësisht edhe trajner, ka mbetur pa financues dhe nuk paguante detyrimet prej disa muajsh, edhe pse bëhej fjalë për shuma të vogla duke llogaritur që ajo gjendet në ligat e ulëta të futbollit gjerman.

Së bashku me asistentin e tij, Mark Hant, si dhe disa shokë të tjerë, ai ka arritur të mbledhë 20 mijë euro për të shlyer disa detyrime dhe për të mbajtur gjallë këtë klub të vogël.

Uji Dea

“Rreth 10 mijë euro u hodhën në llogarinë ‘Shpëtoni Gütersloh’ ndërsa pjesa tjetër u përdor për të paguar detyrimet e muajit dhjetor. Ishte një ndeshje miqësore e organizuar ndaj SC Preusen Mynster, që solli të ardhura të ndjeshme për klubin i cili pak kohë më parë plotësoi formularin e falimentimit”, ka thënë Vata për ‘media-sportservice.de’.

“Për momentin na kanë mbetur edhe 1500 euro. Shpresoj të sigurojmë më shumë, çdo cent që mbledhim shkon për Gütersloh”, shpjegoi ish-futbollisti i kombëtares.

http://www.albinfo.ch/vata-shpeton-skuadren-gjermane-nga-falimentimi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.