UBT

Vasili: Vendimi i KiE për Kosovën është historik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përshëndeti votimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se Vasili, i cili po merr pjesë në punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së si pjesë e delegacionit shqiptar, e cilësoi këtë vendim historik dhe theksoi se integrimi është i pandalshëm.

FIDANISHTJA

“Vendimi i KiE për Kosovën është historik. Kjo është një ditë e veçantë për Kosovën. Integrimi i Kosovës është i pandalshëm. Tashmë, Kosova do të ketë delegacionin e saj në Strasburg dhe e drejta e fjalës së Kosovës tashmë është një e drejtë e fituar”, tha ai.

Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vendosi se Kosova që prej janarit të vitit 2017, ka të drejtë të caktojë një delegacion prej tre (3) anëtarësh, ku do të përfaqësoheshin pozita, opozita dhe minoritetet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.