UBT

Vashat nga Turqia me shumë fat mposhtin Dritën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Palestra Sportive në Gjilan është nikoqire e Turneut Ballkanik në volejboll, në takimin e parë Drita u mposht nga Beshiktashi e Turqisë me rezultat 3-0.

Skuadra e Dritës ishte përforcuar me disa volejbolliste nga Kosova për ti bërë ballë gjigantit Turk, Beshiktash, dhe këtë qëllim e arriti por fati dhe përvoja ishin në anën e volejbollisteve nga Turqia.

Në setin e parë mysafiret nga Turqia e përmbyllin me rezultat 23-25, ndërsa gjerë në fund rezultati ishte 23-23, por mysafiret me dy pik rresht arrin ta përmbyllin në favor të tyre.

KKVITI

Në setin e dytë mysafiret ishin më të mira duke ngadhënjyer me 10-25.

Seti i tret ishte mjaft interesant si seti i parë gjerë në fund rezultati ishte 23-23 por edhe njiher përvoja e bën të vetën, dhe me dy pik radhazi mysafiret arrin ta përmbyllin me 23-25.

Ndeshja u zhvillua para një numri të madh të shikuesve, ndërsa Drita në këtë ndeshje edhe njiherë e dha provimin e saj shembullor se si duhet organizuar një ndeshje ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.