FIDANISHTJA

Vashat e gjimnazit “Zenel Hajdini” të parat në garat shkollore në nivel republikan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Basketbolli gjilanas që nga paslufta në dy konkurrencat kishte mungesë të masovizimit dhe dy skuadrat e qytetit nuk arritën rezultate kulmore duke u përballur me problemet si ato financiare, por edhe me mungesën e lojtarëve vendor, që do të ishin konkurrent të barabartë me skuadrat tjera nga Kosova. Ditët e fundit na erdhën lajme inkurajuese se basketbolli gjilanas është duke lëvizur përpara dhe në këtë bazohemi në rezultatet e arritura gjatë këtij muaji, pasi shkolla fillore “Thimi Mitko” kishte zënë vendin e parë në basketboll në garat shkollore në nivel republikan.

Sukseset e basketbollit në Gjilan kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës që e lamë pas, pasi vashat e gjimnazit “Zenel Hajdini” në një konkurrencë të fortë dolën të parat në garat sportive në nivel të Kosovës, duke e mundur në finale gjimnazin “Gjon Buzuku” që sipas informatave përbëhej nga lojtaret aktive të K.B. Bashkimi nga Prizreni.

Për rezultatet kulmore të vashave të gjimnazit “Zenel Hajdini” është bërë edhe një pritje nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili ka thënë se gjimnazi gjithnjë është shquar për mësim dhe rezultate në të gjitha lëmit duke përgëzuar vashat edhe për rezultatet e arritura në basketboll, duke dëshiruar që puna me grupmosha të reja të vazhdoj edhe në të ardhmen, derisa një falënderim të posaçëm e ka bërë në drejtim të trajnerit Arben Zeqiri, i cili më parë është shquar si futbollist i njohur, e tash edhe si një njohës i mirë i basketbollit.

Uji Dea

Trajneri Zeqiri ka përgëzuar vashat për angazhim dhe punën përkushtuese gjatë dy muajve të fundit në qasjen profesionale për të dëshmuar vlerat si sportiste premtuese për të ardhmen e basketbollit gjilanas në veçanti dhe basketbollit kosovar në përgjithësi.

Zeqiri ka falënderuar kolegët e tij, drejtorinë e shkollës, drejtorinë komunale dhe në veçanti basketbollistet pa të cilat nuk do të ishte e mundur arritja e këtij rezultati kulmor.

Erika Nuhiu që është lojtare aktive e KB ”Drita” e cila edhe u shpall lojtarja më e mirë e turneut u shpreh: ”Falënderoj për punën shumë profesionale dhe mbështetjen e pa rezervë që gjithnjë na e ka dhënë profesori ynë Arben Zeqiri dhe po ashtu i falënderoj të gjitha bashkëlojtaret e mia për angazhimin që kanë pasur gjatë arritjes se këtyre sukseseve në të tri kompeticionet e garave; komunale, regjionale dhe republikane”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.