ARKATANA

Vashat e Dritës protestojnë me 30 nëntor para MKRS-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, paralajmëron protestë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës (MKRS). Drita jep arsyet e protestës.

“KV Drita të martën më 30 Nëntor 2021, në orën 11:00 para objektit të MKRS-së do të organizojë protestë paqësore. Protesta jonë do të jetë me numër të vogël të pjesëmarrësve. Protesta do të zgjasë 18 minuta! Do të shpalosim 18 pankarta!

Numri 18 simbolizon titujt e kampionit dhe kupat e fituara nga KV Drita në dekadën e fundit. Sqarim rreth arsyes për protestë: KV Drita nga pakoja e Rimëkëmbjes do të ndihmohet me shumë qesharake në raport me ndihmën e ndarë për klube e OJQ tjera, që nuk i përafrohen aktivitetit dhe rezultateve tona. Ky krahasim dhe kjo pabarazi është nënçmuese dhe e papranueshme!

Hidromorava

MKRS fillimisht kishte bërë projeksion buxhetor për ndihmë mbi 20.000€ për KV Drita, që më pas është zvogëluar më shumë se 50%. Ne si klub nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë shumën e zvogëluar, e cila është paraqitur në listën preliminare të përfituesve e shpallur me datën 22.11.2021 nga MKRS- Departamenti i Sportit. Shuma e cila ishte paraqitur në këtë listë preliminare është nënçmuese për ne si klub, e akoma më poshtëruese ndaj nesh e bënë fakti kur ne e kuptojmë se ajo është zvogëluar duke dashur që me pjesën tonë, të behet nder me të tjerët.

Nuk është zgjidhje ajo që MKRS e ka zgjedhur, duke u marrur të tjerëve shumat që u kishte premtuar dhe duke dhënë tjerëve, për të bërë favore në kurriz të klubit dhe sportit tonë! Kjo është hera e parë që i jepet mundësi të gjitha klubeve që janë të regjistruar si OJQ të konkurrojnë për të përfituar nga pako ringjalljes dhe këtë herë MKRS nuk e ka parë të arsyeshme që një klub, i cili është më i trofeshmi dhe i vetmi në sportin kosovar për femra i cili ka marrë pjesë në të gjitha garat e mundshme Evropiane nga Champions League, CEV Cup, Challenge CUP, Balkan Cup, të ndihmohet përmes meritave të arritura”, reagon KV Drita-femrat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.