FIDANISHTJA

Vashat e Dritës fitojnë trilerin e ndeshjes së parë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një super ndeshje të zhvilluar në mes KV Drita dhe KV Skenderaj, i luajtur këtë të mërkurë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, i ka takuar ekipit vendas. Vashat e Dritës tani në finalen e play off-it prinë me rezultat 1:0.

Drita që ka dominuar tash e sa kohë në volejbollin kosovar, së fundi gjithnjë e më tepër po has në kundërshtarë të fortë, kësaj radhe në ekipin e Skenderajt, i cili e pati ndeshjen në dorë, por lojtarëve të saja, sikur iu drodhën duart atëherë kur fitoren e kishin në prag.

Seti i parë është mbyllur me fitoren e vashave nga Skenderaj, të cilat ngadhënjyen me rezultat 25:18. Drita në këtë set bëri shumë gabime në shërbime, kurse as sulmi e as mbrojtja nuk funksionoi si duhet, gjë të cilën e shfrytëzuan mysafiret.

U duk se ky ishte vetëm një episod i keq i vashave të Dritës, por agonia e tyre vazhdoi edhe në setin e dytë, në të cilin ekipi vendas udhëhoqi tërë setin, deri kur i arriti 18 pikë dhe aty u ndal, gjë të cilën e dënuan vashat nga Drenica. Seti i dytë u mbyll 25:22 për mysafiret.

FIDANISHTJA

Volejbolli, që asnjëherë më parë nuk ka mbledhur kaq shumë shikues, luhet në tre sete dhe kurrë nuk është vonë për t’u rikthyer. Këtë e dinë edhe shikuesit, të cilët edhe më zëshëm mbështetën ekipin vendas dhe kjo dhe fryt. Falë katër shërbimeve të fuqishme të Kadriut, Drita u shkëput në rezultat, kurse edhe sulmet nëpërmjet lojtareve të qendrës Leka e Shabani bënë që seti të fitohet 25:22.

Seti i katërt ishte më i paqarti, tashti u dalluan Mehmeti e Prenga, kurse edhe loja në fushë e liberos Hyseni dhe e teknikes Jaha ishin më të mira. Por, kur u duk se seti po fitohet, mysafiret forcuan lojën e tyre dhe në fund udhëhoqën me rezultat 24:22 dhe u duhej vetëm një pikë për të ngadhënjyer në ndeshjen e parë e këtë e hetuan edhe “Shqiponjat e zeza” që kishin udhëtuar në Gjilan, por Drita që dukej se është gjunjëzuar u ringrit dhe fitoi katër pikë radhazi, për të fituar setin 26:24 dhe u desh të luhej seti vendimtar.

Mysafireve sikur iu prenë këmbët që nuk morën ndeshjen që e kishin në dorë dhe në setin e pestë nuk u këndellën dot, andaj ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve, të cilët morën setin e pestë me rezultat 15:9, për të fituar tërë ndeshjen me rezultat 3:2 në sete.

Trajnerët e Dritës, Ilazi e Zymberi i pret një ndeshje e vështirë në Skënderaj, andaj ata duhet të përgatisin ekipin për ndeshjen e radhës me qëllim që të marrin titullin e dëshiruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.