UBT

Vashat e Dritës fitojnë Kupën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Volejbollistet e Dritës janë fituese e Kupës së Kosovës në Volejboll, ato në finale kanë mposhtur M.Techenologie të Prishtinës me rezultat 3-2.

Në këtë finale u deshtë të zhvillohen pesë seta për tu përcaktuar fituesi i Kepës së Kosovës, dhe këtë e arriti me mund por me meritë Drita.

Vashat nga Prishtina në setin e parë edhe pse udhëhoqën 7-2 dhe 14-7, në fund volejbollistet e Dritës e përfundojnë në favor të tyre me rezultat 25-22.

Në setin e dytë mysafiret ishin më të mira që nga fillimi i këtij seti duke e përfunduar në dobi të tyre me rezultat 20-25.

Volejbollistet e Dritës në setin e tretë me mbrojtje e sulm efikas arrin ta përmbyll me rezultat 25-19.

Mobi Casa

Seti katër edhe pse ishte i pa qartë dhe mjaft atraktivë, mysafiret nga Prishtina arrinë ta përmbyllin me rezultat 23-25.

Seti i pestë dhe vendimtar i kësaj finale mjaft atraktive, vashat e Dritës dëshmuan se në volejbollin Kosovar janë të pa konkurrenca duke e përmbyll me rezultat 15-10.

Njëherit pas luftës kjo është hera e pestë që volejbollistet e Dritës arrinë të fitojnë Kupën e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, ka theksuar.
“Kjo është kupa e 16 në gjashtë vitet e fundit, urojë që në këtë vit ta rikthejmë edhe titullin e kampionit, për momentin këto janë dy skuadra më të mira në volejbollin e Kosovës, ndërsa kundërshtari ynë luajti mjaft mirë në këtë finale”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.