GRANDEMALL

Vasfije Krasniqi: U bë pak punë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka treguar më shumë rreth kësaj teme në “Ditën e të Mbijetuarëve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë” më 14 prill.

14 prilli shë nohet si “Dita e të Mbijetuarëve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale ka thënë se kjo datë për të është e rëndësishme sepse që prej 24 vitesh e ka përjetuar me dhimbje e vuajtje.

Për marshin e sotëm në Prishtinë Krasniqi ka thënë se mund të kishte dhe më shumë njerëz në marsh por sipas saj, institucionet tashmë po zgjojnë më shumë interes.

“Para vitit 2018 ka qenë një temë shumë tabu për shoqërinë tonë për me fol për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë… Shoqëria jonë veçse ka fillu me na përkrah më shumë edhe me u solidarizu me neve”, ka thënë Krasniqi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“U bë pak punë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë tutje Vasfije Krasniqi.

Mobi Casa

Për guximin për të folur publikisht ka thënë se ka pasur përkrahje nga familje dhe guximin e ka marrë nga vetvetja.

“Turpi nuk është për viktima, turpi është për ata që e bënë, e nëse mshefemi pas krimit, turpit ne mbetemi fajtorë”

Krasniqi ka shtuar se duhet të lajmërohen ende rastet e tilla.

“Rastet në prokurori të sqarohen, të dënohen kryesit e veprës dhe t’u jepet kurajë viktimave të dhunës seksuale”, derisa ka theksuar se janë të gatshme të dëshmojnë për këto krime të Serbisë në Kosovë.

Për ligjin për përfitimin e statusit të së mbijetuarës së dhunës seksuale, Krasniqi ka thënë se janë 233 raste ku Komisioni nuk ua ka dhënë këtë status, dhe siç thotë ajo kjo është “vdekje” t’i thuhet një viktime se nuk është viktimë.

Gjersa për kontributin e shoqërisë civile, Krasniqi ka thënë se iu nevojitet më shumë përkrahje. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.